Aktualitet

Nuk i mjaftojnë 5 milion lekë për riparimin e banesës, qytetarja në Durrës kërkon zgjidhje: Kryetarja e komunës më tha

31 Gusht 2020, 09:02 Nga DOSJA
Nuk i mjaftojnë 5 milion lekë për riparimin e banesës,

DURRËS -Kur kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e Durrësit ende nuk kanë gjetur zgjidhje për banesat e tyre. Të njëjtin problem si shumë banorë të Durrësit ka edhe Vera Përgega, e cila jeton në zonën e Portoromanos.

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ishte i pranishëm në shtëpinë e Përgegës, e cila thotë se nuk ka asnjë informacion, se ç’do të bëhet me shtëpinë e saj. Ajo shprehet, se ka trokitur në dyert e shtetit, por askush nuk do t’ja dijë për të.

Përgega ka marrë 5 milion lekë, pasi shtëpia e saj është dëmtuar në shkallën DS3, por qytetarja thotë se nuk i mjaftojnë.

Mua më doli DS3 shtëpia. DS3 i thonë 5 milionë. I mora ato 5 milionë, mu dukën vonë me u marrë se jam në hall. Hyjmë, filluam riparimet, bëmë gropën këtu, duke riparuar instalimet, hatri i zotit ra soleta. Deshi Zoti, faleminderit Zoti shpëtuan robt pa vdekur. Ika te policia, thanë kështu puna. Thanë ne s’kemi punë me këtë punë. Nuk është për ne kjo punë. I them operativit të zonës, thotë shko te kryetarja e Komunës. Ika te kryetarja e Komunës, nuk kam çfarë të bëj thotë. Mos më hajde fare, unë nuk kam çfarë të bëj. I kanë marrë lekët ata që nuk kanë fare problem në botë. Shumë mirë ore që i kanë marrë po të paktën të më japing mua lekun tim. Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëft Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet. Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon”, tha qytetarja.

Durrësi është qyteti më i goditur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Qindra banesa u dëmtuan nga lëkundjet, ndërkohë që ende nuk iu është dhënë zgjidhje përfundimtare banorëve që humbën shtëpitë e tyre, dhe pritet që ta presin dimrin sërish në çadër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e demtuar ne durres vera pergega banesa e demtuar ne durres vera pergega

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 19:48

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për javën që vjen. Sipas SHMU, java që vjen dot të nisë me diell me dit...