Aktualitet

U arrestua se vrau dy biznesmenët brenda hotelit në Laç/ Del në dritë e shkuara e errët e Eduart Lamaj, në Greqi kërkohe

31 Gusht 2020, 09:37 Nga DOSJA
U arrestua se vrau dy biznesmenët brenda hotelit në Laç/ Del

TIRANË– Eduart Lamaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji Markaj në fundmajin e këtij viti në Laç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia për trafik kokaine.

Lamaj konsiderohej nga autoritetet greke si një nga “peshqit e mëdhenj” të trafikut të kokainës në vendin e tyre dhe si i përfshirë në grupe kriminale në vendin fqinjë.

Burime për News24 bënë me dije se Lamaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 180 kg kokainë nga Amerika Latine, e cila u bllokua në portin e Pireut. Gjithashtu pala greke ka njoftuar palën shqiptare për rrezikshmërinë e Lamajt, duke  i vënë gjithashtu në dijeni për shpalljen e tij në kërkim, duke kërkuar edhe dorëzimin e tij tek autoritetet greke.

Por duke marrë parasysh edhe faktin që Greqia dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, dorëzimi i tij nuk është i mundur nga pala shqiptare. Në këto kushte, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu ka kërkuar autoriteteve të drejtësisë greke që ta transferojnë në Shqipëri e saj procedimin penal, ndërkohë SPAK nuk dihet ende nëse ka hapur një çështje penale lidhur me rastin.

Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar, Eduart Lamaj, alias Leandro Simon nga autoritetet greke të drejtësisë, duke ju njoftuar për pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi, iu përcjell kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për transmetimin origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin të, bashkë me përkthimin përkatëse të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal ndaj tij, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan Gjonaj në letrën dërguar homologut grek të drejtësisë.

Eduart Lamaj në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, i veshur si efektiv policie ekzekutoi Likën e Markaj brenda hotelit A&A në Laç. Ai mbeti i plagosur në ngjarje dhe u arrestua 20 ditë më pas, pasi shkoi në një klinikë private për të operuar këmbën, e cila i ishte infektuar. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, megjithatë pretendon se sherrin e kishte pasur me pronarin e hotelit.

Por duke marrë parasysh të shkuarën e Lamajt në Greqi, dyshohet se vrasja e dyfshitë mund të ketë ndodhur si pasojë e prishjes së një pazari droge. Megjithatë nuk dihet se cili nga dy biznesmenët ka qënë “shënjestra” e atentatit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj vrasja në laç eduart lamaj vrasja në laç

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 19:48

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për javën që vjen. Sipas SHMU, java që vjen dot të nisë me diell me dit...