Nuk kanë marrë pagat e prapambetura prej muajsh, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, ja “kleçka” në kërkesë
31 Gusht 2020, 09:56Nga DOSJA
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë gjatë ditës së sotme, pasi problemi i tyre me pagat e prapambetura nuk ka marrë ende zgjidhje. Ditën e sotme, ata janë mbledhur përpara Uzinës, duke protestuar deri në përfundim të takimit të përfaqësuesve të tyre dhe kompanisë “Allum”.
Mësohet se kompania ka kërkuar rifillimin e punës, jo me kontratë, por me kërkesë punësimi. Ky fakt nuk i ka pëlqyer naftëtarëve, pasi kërkojnë pagat e prapambetura.
Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë pagat për një kohë të gjatë. Ata i kanë bërë disa herë kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.
Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura. Këta të fundit në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit i ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë tre persone me precedentë, të identifikuar: Ndue Pepaj, Endri Aliba...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për ish-ushtarakun Fatmir Demirin, i cili dyshohet se ka vrarë me 26 gusht fqinjin e tij, 61-vje&cc...
DURRËS -Kur kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e Durrësit ende nuk kanë gjetur zgjidhje për banesat e tyre. Të njëjtin problem si shumë ...
KRUJË -Një 31-vjeçar me iniciale E.S. ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunonte bashkëshorten. Ngjarja është regjistruar në fshatin Burizanë të K...
GREQI-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi me protagonist një 59-vjeçar shqiptar. Ky i fundit ishte pacient në reaprtin e kardiologjisë në spit...
TIRANË– Rinis viti shkollor për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që ta ndjekin online gjatë periudhës së izolimit prej pandemisë së koronavirusit. M...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet nga zgjedhjet në Mal të zi...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, bën me dije se gjatë parad...