Aktualitet

E rëndë në Greqi, pacienti shqiptar masakron me thikë infermieren dhe më pas vetëvritet duke u hedhur nga kati i katërt

31 Gusht 2020, 08:28 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, pacienti shqiptar masakron me thikë

GREQI-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi me protagonist një 59-vjeçar shqiptar. Ky i fundit ishte pacient në reaprtin e kardiologjisë në spitalin e Athinës. Sipas mediave greke, shqiptare ka shtypur butonin për ndihmë dhe menjëherë ka ardhur infermierja. Mirëpo 59-vjeçari po e priste infermieren pas derës dhe menjëherë sapo ajo hyn, i gjuan me thikë dhe e hedh në tokë.

Shqiptari më pas heq me forcë sërumet dhe vrapon në korridoret e spitalit, duke u ngjitur në katin e katërt nga shkallët e sigurisë. Më pas ai u hodh në hapësirën e brendshme të spitalit duke gjetur vdekjen. Mësohet se për 48 orë ai do të merrte fletë daljen dhe nuk kishte të dhëna për probleme me shëndetin mendor.

Infermierja ndërkohë është një 32-vjeçare nënë me dy fëmijë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo po kurohet për shkak të plagëve të rënda në kokë, krahëror, duar dhe këmbë. Autoritetet helene ndërkohë kanë nisur punën për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 19:48

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për javën që vjen. Sipas SHMU, java që vjen dot të nisë me diell me dit...