Aktualitet

Me maska dhe në distancë nga njëri-tjetri/ Rinis shkolla për 13 mijë nxënës që s’zhvilluan dot mësim online (FOTOT)

31 Gusht 2020, 07:00 Nga DOSJA
Me maska dhe në distancë nga njëri-tjetri/ Rinis shkolla për

TIRANË– Rinis viti shkollor për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që ta ndjekin online gjatë periudhës së izolimit prej pandemisë së koronavirusit. Mësimi ka nisur pjesërish në disa shkolla në vend për thuajse 13 mijë nxënës në kushte “sterile” për të shmangur çdo mundësi infektimi nga pandemia.

Mësimi do të zhvillohet për nxënësit e klasave nga 1-5 që nuk kanë pasur akses në mësimin online, dhe do të fokusohet vetëm në dy lëndë: tek gjuha shqipe dhe matematika. Sipas mësuesëve, ky proces, i cili ka nisur disa javë para fillimit normal të vitit shkollor shihet si një program plotësues. 

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, të shkrepura nga në një shkollë në kryeqytet, nxënësit janë futur në shkollë me maska, ndërkohë që mësuesit i udhëzojnë që të mbajnë distancën sociale.

Të gjitha orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët, të cilët kanë publikuar edhe rregullat që duhet të ndiqen nga nxënësit dhe mësuesit.

Gjatë gjithë ditës nuk do të lejohet dalja nga klasa, ndërkohë që ata që kanë simpoma të sëmundjes do të duhet që të justifikohen në shkollë nga mjeku i familjes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rihapja e shkollave ne shtator rinis shkolla rihapja e shkollave ne shtator rinis shkolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 19:48

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për javën që vjen. Sipas SHMU, java që vjen dot të nisë me diell me dit...