Normalizohet situata në Kapshticë/ Nuk ka qytetarë në pritje, vijon puna nga pala greke, ende s’është plotësuar kuota p
31 Gusht 2020, 06:12Nga DOSJA
KORÇË– Mëngjesi i sotëm e ka gjetur të normalizuar situatën me radhën e automjeteve në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Pas hapjes së doganës në orën 06:00 të mëngjesit kanë mundur që të kalojnë të gjithë emigrantët që ditën e djeshme kanë qënë në pritje për të kaluar kufirin drejt shtetit grek.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pasur probleme me tamponin, edhe pse shqetësimi i tyre kryesor ishte fakti që do t’u skadonte afati prej 72 orësh të testit COVID.
Ndërkohë që ende vijon puna në doganë për kalimin e emigrantëve të tjerë. Kjo pasi kuota prej 300 personash, e vendosur nga autoritetet greke si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, nuk është plotësuar ende, duke lënë hapësirë për kalimin e personave të tjerë.
Ditën e djeshme në kufi u krijua radhë kilometrike e emigrantëve që kërkonin të largoheshin nga vendi në drejtim të Greqisë por u detyruan që të prisnin për shkak të plotësimit të kuotës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, bën me dije se gjatë parad...
MAL I ZI- Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Deri më tani janë numëruar mbi 87% të votave dhe nga projeksionet e para kryeson p...
DURRËS– Gazetarja Klodiana Haxhiraj ka treguar në rrjetin e saj social, një ngjarje që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ajo bën me dije...
Aktualitet30 Gusht 2020, 19:48
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për javën që vjen. Sipas SHMU, java që vjen dot të nisë me diell me dit...
KAKAVIJË– Një pasagjer pozitiv me COVID-19 është ndaluar mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë. Mësohet se i infektuari, 55 vjeç, e...
TIRANË– Aeroporti “Nënë Tereza” ka konfirmuar të gjitha fluturimet për ditën e nesërme, më 31 gusht. Në faqen zyrtare të TIA-s është publikuar lista ...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasnit, ku një mjet ka përplasur një të moshuar.Burime për Dosja.al bëjnë me d...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Labinot ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shoferi me pa...
KAPSHTICË– Të paktën 300 qytetarë shqiptarë do të kalojnë natën jashtë duke pritur mëngjesin për të kaluar në tokën greke. Pala greke ka “ulur qepeni...
TIRANË– Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle nëpër rrugët e vendit gjatë kësaj të diele, teksa pushuesit kthehen nga zonat bregdetare drejt Tiranë...