Sport

Sadiku largohet nga Spanja, sulmuesi zgjedh Turqinë dhe do të luajë me skuadrën e…

29 Gusht 2020, 13:13 Nga DOSJA
Sadiku largohet nga Spanja, sulmuesi zgjedh Turqinë dhe do të

TURQI-E ardhmja e Armando Sadikut me shumë gjasa do të jetë në ligën e parë turke. Mediat e këtij vendi raportojnë se është arritur akordi mes bomberit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Samsunspor që këtë vit u ngjit në kategorinë e dytë të futbollit turk dhe synon rikthimin e menjëhershëm në elitë aty ku luante para disa vitesh.

Mediat në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin e Sadikut me parametër zero te Samsunspor. Në ligën e parë turke Sadiku do të ketë si rival shokun e tij në kombëtare Sokol Cikalleshi që luan me Akhisarspor por edhe Gentian Selmanin e David Domgjonin që aktivizohen te Menemenspor.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sadiku samsunspor turqi sadiku samsunspor turqi

Sondazh

Poll