Sport

Historike! Piloti shqiptar Lirim Zendeli fiton çmimin e madh të Belgjikës në Formula 3

29 Gusht 2020, 11:31 Nga DOSJA
Historike! Piloti shqiptar Lirim Zendeli fiton çmimin e madh të

BELGJIKË-Lirim Zendeli, piloti me origjinë shqiptare i cili përfaqëson Gjermaninë triumfoi për herë të parë në karrierë në një garë të Formula 3. Një sukses i jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Belgjikës për 20-vjeçarin i cili synon të ngjisë shpejt shkallët e karrierës dhe një ditë të garojë në kategorinë më të lartë të garave me makina Formula 1.

LIRIM ZENDELI WIIIIINS!@lirim_zendeli takes his first Formula 3 victory!#BelgianGP ?? #F3 pic.twitter.com/nEAfrCqtyh

— Formula 3 (@FIAFormula3) August 29, 2020

Shqiptari një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar Pole Position, ndërkohë që ditën e sotme ka kurorëzuar gjithçka. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një pilot shqiptarë të arrinte të tilla suksese në garat me makina.

Falë suksesit në pistën Spa Francorchamps, Zendeli u ngjit në vendin e 7-të të renditjes së përgjithshme. Për t’u përmendur që 20-vjeçari shqiptar është pjesë e skuadrës Charouz Racing System.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 3 lirim zendeli formula 3 lirim zendeli

Sondazh

Poll