Sport

Një “gjigant” për sulmin e Juventusit, bardhezinjtë arrijnë akordin me…

29 Gusht 2020, 09:38 Nga DOSJA
Një “gjigant” për sulmin e Juventusit, bardhezinjtë

TORINO-Edin Dzeko pritet të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Sulmuesi i Romës pritet këto ditë të braktisë kryeqytetin për t’u bashkuar me ekipin bardhezi. 34 vjeç, sulmuesi boshnjak kërkon ta mbyllë karrierën me trofe dhe vetëm Juventus mund t’ia mundësojë diçka të tillë. Roma nga ana tjetër ka nevojë për para, në mënyrë që të transferojë Milik nga Napoli.

Bisedimet kanë nisur. Sa i takon detajeve për kalimin e Dzeko te Juventusit, “Corriere dello Sport” shkruan se klubi nga Torino do të paguajë 10 milion euro për transferimin e sulmuesit. Në varësi të paraqitjeve të tij Roma mund të marrë edhe dy milion të tjera në formë bonusesh, kurse paga e Dzeko do të jetë 7.5 milion euro, aq sa ai përfiton edhe te verdhekuqtë.

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edin dzeko juventus edin dzeko juventus

Sondazh

Poll