Sport

Bën tamponin, futbollisti i Kombëtares U-21 del pozitiv me koronavirus, anullohet miqësorja mes dy skuadrave të Superiores

29 Gusht 2020, 13:01 Nga DOSJA
Bën tamponin, futbollisti i Kombëtares U-21 del pozitiv me

FIER-Ditën e shtunë ora 17:30 në stadiumin “Redi Maloku” ishte programuar të zhvillohej miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë, por kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.Arsyeja është se kapiteni i fierakëve Eljon Sota, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Përgjigjia nga autoritetet shëndetësore tronditi klubin me lojtarin tani që është karantinuar.

Nga frika se mos virusi përhapet tek lojtarët e tjerë klubi i Apolonisë ka informuar Kastriotin se ndeshja nuk do të luhet. Tashmë pritet që të testohen të gjithë futbollistët fierak së bashku me stafin.Në fakt lojtari nuk ka pasur shqetësime shëndetësore,por ftesa në kombëtaren u-21 e detyronte të bënte tamponin, sipas protokollit.

Provë që Sota nuk e ka kaluar dot, ndaj humbet dy kualifikueset e rradhës me kuqezinjtë, kështu Alban Bushi duhet të gjejë një tjetër alternativë në mbrojtje.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia eljon sota kastrioti kombetarja u 21 apolonia eljon sota kastrioti kombetarja u 21

Sondazh

Poll