Sport

“Futbollistët e Barcelonës dolën në nxehje 10 minuta pas nesh”, Muller tregon sekretin e fitores 8-2: Ishim shumë të u

29 Gusht 2020, 08:12 Nga DOSJA
“Futbollistët e Barcelonës dolën në nxehje 10 minuta

MUNICH-Bayern Munich ja doli të fitojë për herë të 6-të Ligën e Kampionëve,por më shumë se trofeu  do të mbahet mend fitorja 8-2 ndaj Barcelonës në çerekfinale. Thomas Muller ka zbuluar në një farë mënyre “sekretin” e atij suksesi. Në një intervistë për mediat gjermane, lojtari e kishte parandjerë suksesin që në momentin kur skuadrat po bënin nxehjen para ndeshjes,kur kishte parë futbollistët e Barcelonës shumë të relaksuar.

“Ata dolën në nxehje 10 minuta pas nesh dhe ishin shumë të relaksuar. Ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe, por mendoj se doli që ishim shumë të uritur. Ndoshta nuk ishte ky faktori që ndikoi në rezultat, por është një tregues i qartë i dëshirës që ne kishim për të bërë mirë atë mbrëmje. Më pas për pjesën tjetër kishte menduar trajneri ynë Hansi Flick, që kishte studiuar ndeshjen në perfeksion”, deklaroi Muller, i cili shënoi dy herë atë mbrëmje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bayern munich muller barcelona bayern munich muller

Sondazh

Poll