Sport

Dështoi të transferonte sulmuesin Kwame Karikari, Partizani në kërkim të një tjetër goleadori me emër pikant

29 Gusht 2020, 10:04 Nga DOSJA
Dështoi të transferonte sulmuesin Kwame Karikari, Partizani në

TIRANË-Partizani shpreson të marrë një përgjigje përfundimtare nga CAS-i brenda kësaj jave. Pasi FIFA i ka bllokuar pë rtre sezione merkaton për shkak të cështjes “Cinari”, klubi i kuq nuk ka lëvizur ende për të forcuar skuadrën që tashmë do të drejtohet nga Ilir Daja. Megjithatë embargo vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk e ka penguar klubin të afrojë futbollistë dhe të stërvitet me skuadrën në Ohër por pa firmosur.

Drejtuesit e kuq siç bën të ditur “Panorama Sport” është në bisedime me sulmuesin hungarez Lukács Bóle. Duke lënë mënjanë emrin e tij të çuditshëm për nga shqiptimi, bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese.Futbollisti aktivizohet me Ferencvaros, por në pjesën e dytë të sezonit ai u huazua  te Zalaegerszeg. Nëse kryhet ky afrim, i bie që trajneri Daja të ketë një alternativë më shumë në fazën ofensive, pasi 30-vjeçari luan si sulmues i dytë dhe në krahë.

Por ai mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, para mbrojtjes, ku trajneri ka provuar disa lojtarë deri tani. Lukács Bóle pjesën dërrmuese të karrierës së tij ka zhvilluar në futbollin hungarez, por për tri sezone ka luajtur në Rumani me Politeknika Iashi, ku ka shënuar 14 gola në 83 ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferencvaros hungari lukács bóle partizani ferencvaros hungari lukács bóle partizani

Sondazh

Poll