Sport

LISTA/ Reja me shumë pikëpyetje për Bjellorusinë dhe Lituaninë: Nuk e di si do më vijë lojtarët, objektiv është fitimi

29 Gusht 2020, 09:24 Nga DOSJA
LISTA/ Reja me shumë pikëpyetje për Bjellorusinë dhe

SHQIPËRI– Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edy Reja ka bërë sot publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë, të vlefshme për Ligën e Kombeve, të cilar do të luhen respektivisht më 4 dhe 3 shtator. Armando Broja i Vitesses dhe Ramen Çepele i Interit, janë 2 risitë në listën e trajnerit italian. Të 2 këta futbollistë të talentuar, respektivisht, 19 dhe 17 vjeç, thirren për herë të parë në Kombëtaren A. Ndërkohë për herë të parë grumbullohet edhe ish-kapiteni i Shpresave, Qazim Laçi, i cili aktivizohet te Ajaccio në Francë!

Në deklaratën për mediat, Reja ka folur në lidhje me gjendjen e lojtarëve. Tekniku italian, është shprehur se ka shumë pikëpyetje dhe se lista mund të ndryshojë nëse ndonjë lojtar preket nga COVID-19, apo gjendja e tij fizike nuk është optimale.

Reja ka theksuar, se objektivi krysor i Shqipërisë do të jetë fitimi i grupit, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët e tij që të futen të bindur në fushë. Po ashtu tekniku italian gjatë konferencës për mediat ka theksuar edhe problematikat përsa i përket lojtarëve që luajnë në Zvicër dhe Holandë, duke nënvizuar se FIFA nuk ka ndërhyrë, duke respektuar rregullat e qeverive respektive të futbollit.

E.Ç/G.SH (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja kombetarja edy reja kombetarja

Sondazh

Poll