‘Martin Camaj agjent i UDB-së’/ Rama ‘lumë akuzash’ për studiuesin Tare: Shpifje nga ‘askushi që do të bëhet dik
28 Gusht 2020, 17:43Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, në 95-vjetorin e lindjes së tij. Pa e përmendur me emër, kreu i qeverisë ka sulmuar studiuesin Auron Tare, i cili publikoi disa javë më parë disa dokumenta, në të cilat pretendohej se Camaj ishte agjent i huaj.
Gjatë konferencës organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Rama ka hequr një paralelizëm mes çështjes së Camajt dhe “zhurmës” që është krijuar në vend për kërkesën e Greqisë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Rama u shpreh se në vendin tonë ka më shumë mundësi që të prevalojë gënjeshtra, kundrejt të vërtetës.
Më pas sërish shefi i kabinetit është kthyer tek sulmet ndaj Tares, duke shtuar se është masha e persekutuesëve të kohës, duke shprehur vlerësimet më të larta për krijimin artistic të Camajt, të cilin e citoi disa herë gjatë konderencës.
Në fund, numri një i qeverisë tha se aktiviteti i hapjes së dosjeve ishte një varrim…për shpifjet ndaj Camajt, duke “siguruar” studiuesit e pranishëm se me punën e bërë kishin përfituar ‘kredencialet’ për në parajsë.
Pak javë më parë, Auron Tarebotoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, në vend u ndez debati publik, ku shumë shkrimtarë e studiues dhe Akademia e Shkencave kanë reaguar kundër Tares. Deri më tani nuk kishte pasur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama.
(A.B. Dosja.al)
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar me anë të një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me s...
TIRANË -Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai ka ngritur dyshime, se kryeministri po kërkon që t’i shesë detin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur në sulmin ndaj studiuesit Auron Tare, i cili pak kohë më parë publikoi disa dokumente në të cilat pretendohe...
TIRANË– Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Martin Camaj, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe debatin që po zhvillohet për kërkesën e G...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” në akuza ndaj studiuesit Auron Tare, i cili publikoi disa dokumente në të cilat pretendohes se shkrimtarët M...
TIRANË– Deklarata e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje në detin Jon ka “rindezur” debatin politik në Tiranë. Partia Demokrati...
Politike28 Gusht 2020, 16:05
TIRANË- Vazhdojnë replikat me Twitter. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha duke e pyetur sërish për negociatat m...
TIRANË– Artur Meçollari, ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare që u shkarkua së fundmi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit grek se Athina do...
TIRANË -Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar shkarkimin e zv.drejtorit të Policisë së Shtetit të emëruar pak ditë më par...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se është i “mbytur” nga marrëveshjet e errëta në kurriz të shqiptarëve.Në një reagim t...