Politike

“Kërkon të përfitojë azil politik në Greqi për t’i shpëtuar SPAK”, avokati paralajmëron Ramën për marrëveshjen

28 Gusht 2020, 17:20 Nga DOSJA
“Kërkon të përfitojë azil politik në Greqi

TIRANË -Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai ka ngritur dyshime, se kryeministri po kërkon që t’i shesë detin Greqisë, në mënyrë që të përfitojë më vonë azil politik, duke i shpëtuar akuzave të Prokurorisë së Posaçme.

Avokati paralajmëroi Ramën, se nëse i shet detin Greqisë, në Tiranë do të ngrihet një Avni Rustem. Ndër të tjera Ngjeli i ka bërë 4 pyetje kryeministrit, për të cilat kërkon përgjigje.

Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë?

Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion?

Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar?

Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental?

Reagimi i plotë

Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët Tani, po ky, mendon se ka forcë që të tjetërsojë territor shqiptar, dhe jo pak, por 12 milje detare. Të gjithë këta, janë një bandë që, pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor.

Kryeministri thotë se është e drejta detare ajo që ia jep Greqisë këtë territor, po mirë: po Shqipërisë kush ia ka dhënë këtë territor? Nëse ta jep E Drejta Ndërkombëtare, pse duhet marrëveshja me Shqipërinë? Pse nuk ju flasin ekspertët shqiptarëve për këtë çështje?Ku e njeh Rama të Drejtën Ndërkombëtare dhe hartografinë! Dhe, ai, as që e di që gjithçka e tillë është profesion.

Il.

Të gjitha këto ndodhin, sepse kjo marrëveshje e Ramës ka nëntekst të kuptueshëm: kryeministri socialist Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK.

Po politika amerikane, a do ta lejojë këtë skandal, në një kohë kur ishte ajo që i kërkoi opozitës antiberishë prishjen e marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin, me padi në Gjykatën Kushtetuese? Rama, i detyruar nga politika amerikane, e nënshkroi atëherë edhe ai padinë në Gjykatën Kushtetuese, kundër paktit Berisha.

Po tani?

Ja pyetjet, të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri aktual:Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë?Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion?Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar?Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental? Mund të ketë dhe dhjetë pyetje të tjera si këto, por ne nuk ka çfarë na duhet, se ne shqiptarët kemi një aksiomë patriotike, e cila na thotë: sa herë tradhëtia kombëtare shet territor shqiptar te fqinjët pushtues tokash shqiptare, në Tiranë ngjallet Avni Rustemi. Edhe Esat Toptani, në Paris, me azil politik ishte.Atëherë? Zoti Ruçi, shpjegoja mirë Ramës këtë aksiomë, sepse, në Labëri ajo ka dalë.

Debati për detin është rindezur prej 3 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe ajo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama spartak ngjela edi rama spartak ngjela

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 16:05

TIRANË- Vazhdojnë replikat me Twitter. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha duke e pyetur sërish për negociatat m...