"Aktiviteti i McGonigal me Ramën lidhet me kompanitë ruse!" Berisha: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Sulmet ajrore izraelite/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron: Do të ketë ndëshkim të ashpër 13 Qers...
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
VIDEO/ Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet në Indi 12 Qershor, 11:09 Kaos në Indi/ Avioni...
TIRANË –Ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizimit, Auron Tare, në një studim të botuar në portalin“Peizazhe të fjalës”, deklaron se dy shkrimtarët shqiptarë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kanë qenë agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, si UDB dhe CIA. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Studimi shoqërohet me një parahyrje të botuar nga portali, ku shpjegohen të dhënat dhe mënyra e grumbullimit dhe puna e Tares. Kaq ka mjaftuar që debati të ndizet. Studiuesi Ardian Ndreca, thotë se studimi i Tares është i bazuar në hamendësime dhe makinacione dashakeqëse. Ndreca thotë se ky është një shkrim që kurrsesi nuk quhet “studim historik”, ndërsa vijon duke shkruar se të dy shkrimtarët, si Koliqi ashtu edhe Camaj, kanë qenë të rreshtuar në anën e duhur të historisë.
PARAHYRJA E BOTUAR TEK PEIZAZHET E FJALËS:
Materiali që po botojmë në vijim, i përgatitur nga studiuesi Auron Tare, i kushtohet një teme sa me rëndësi, aq edhe delikate: marrëdhënieve të intelektualëve shqiptarë të mërgatës me agjencitë e huaja të inteligjencës, gjatë viteve 1945-1990; dhe konkretisht, peripecive të dy figurave përndryshe qendrore të kulturës shqiptare anti-totalitare të atyre viteve, Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, të kapur midis Shilës së armiqësisë nga Tirana, dhe Haribdit të së gjithë atyre që kërkonin ta rrëzonin pushtetin e Enver Hoxhës.
Auron Tare, që ka hulumtuar dosje arkivore të Sigurimit të Shtetit të RPSH-së, CIA-s dhe agjenturave të tjera të huaja, i sjell lexuesit një numër provash origjinale dhe të tërthorta, të bashkëpunimit edhe të Camajt, edhe të Koliqit, me këto agjentura; të gatishmërisë së këtyre dy figurave të shquara të kulturës shqiptare për të ofruar informacion dhe shërbime të tjera, përkundrejt mbështetjes, edhe financiare. Dokumentacioni sa i rrallë aq edhe origjinal, i sjellë në këtë studim, ndihmon për të kuptuar më mirë natyrën e interesit të qarqeve të caktuara të shërbimeve të inteligjencës – nga ato jugosllave (UDB-ja) te CIA, shërbimet italiane, ato gjermane dhe të tjera – për veprimtarinë e shqiptarëve dhe të organizatave të tyre në mërgim.
Materiale të tilla, të cilat me siguri do të vijnë duke u pasuruar dora-dorës që hapen arkivat e shërbimeve të fshehta në Perëndim, shtrojnë edhe pyetjen se sa të përgatitur janë historianët, njerëzit e kulturës dhe publiku në Shqipëri dhe në Kosovë, për t’u përballur me një informacion të tillë dhe sidomos me një ftesë të tillë për t’i parë problematikat e Luftës së Ftohtë përtej manikeizmit që ka sunduar mendimin tonë kritik kombëtar dhe debatet për këto çështje deri më sot. Sikurse shtrojnë edhe pyetjen tjetër, njëlloj të rëndësishme, nëse duhet ta ndajmë dhe sa duhet ta ndajmë biografinë publike dhe private të figurave të shquara të letërsisë dhe të kulturës shqiptare nga vepra e tyre dhe kontributi i tyre mirëfilli kulturor.
Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, sikurse të tjerë intelektualë shqiptarë të denoncuar si armiq ose edhe thjesht të shpërfillur nga institucionet totalitare të Tiranës, e panë veten nën trysninë e të gjithë atyre sponsorëve “kulturorë” që ishin të interesuar për shërbimet e tyre jo detyrimisht kulturore; ngjashëm me kolegët e tyre në Tiranë dhe në Prishtinë, që shpesh mbijetuan si figura publike vetëm nëpërmjet gjithfarë kompromisesh politike me shtetet përkatëse, edhe policore edhe totalitare. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në Shqipëri, funksiononte si mashë e regjimit totalitar, për t’i disiplinuar këta “ndihmës të Partisë në edukimin komunist të masave punonjëse”, duke marrë pjesë lirisht edhe në censurimin e tyre dhe denoncimin e tyre si armiq të pushtetit; por kultura shqiptare sot ka arritur ta mbajë veç veprën e autorëve të shquar të asaj periudhe, si Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Fatos Arapi e të tjerë, nga koncesionet e tyre politike dhe bashkëpunimi me regjimin totalitar.
Ishte në vetë natyrën e Luftës së Ftohtë, që interesat politike të dy kampeve do të përthyheshin, në lëmin kulturor, si përpjekje – shpesh të suksesshme – për komprometimin dhe rekrutimin e figurave të kulturës dhe të intelektualëve përkatës. Përpjekjeve titanike të KGB-së sovjetike, për të shfrytëzuar shkrimtarët dhe artistët me bindje të majta në Perëndim dhe për t’i përdorur këta si vegla të politikës sovjetike u kundërviheshin përpjekjet, jo më pak titanike, të CIA-s amerikane dhe agjenturave të tjera, për të krijuar pështjellim social dhe kulturor në Lindje, nëpërmjet financimit të atyre figurave kulturore, intelektualëve, ikonave dhe celebriteteve, që rinia e vendeve ish-socialiste i shihte dhe i admironte si heronj të lirisë, ose që besohej se mund të luanin rol kyç në kundërshtimin e frymës pro-sovjetike, pro-komuniste dhe pro-totalitare.
Dokumentet që sjell Auron Tare në studimin e vet dëshmojnë bashkëpunimin edhe të Koliqit, edhe të Camajt, me agjenturat dhe shërbimet e informacionit, për veprimtari jo-kulturore edhe individuale edhe të organizuara që, mes të tjerash, synonin edhe përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës, nëse ishte nevoja, edhe me armë. Megjithatë, nuk na rezulton të provohet gjëkundi përfshirja e tyre në veprimtari kriminale të mirëfillta, as në denoncime dhe luftëra të tjera internecine mes shqiptarëve të diasporës. Prandaj edhe vlerën historike të kësaj përpjekjeje do ta shihnim, para së gjithash, te normalizimi i figurave të tilla, përballë përpjekjeve zyrtare – jo gjithnjë të sinqerta dhe mirëfilli kulturore – për t’i shtuar këto, si shenjtorë të rinj, në kalendarin e përditësuar kombëtar të shqiptarëve. Ashtu ndoshta edhe do të bëhet e mundur që publiku, në vend që të lexojë për jetën e Camajt dhe të Koliqit, të fillojë të njihet me veprën e tyre të pasur dhe të shijojë atë çfarë vlen më shumë, në trashëgiminë e tyre kulturore, gjithë edhe duke pasur parasysh – çfarë duhet theksuar – se një pjesë jo e vogël e veprimtarive kulturore të mërgatës shqiptare në vitet e Luftës së Ftohtë, përfshi edhe revistat dhe botimet ku angazhoheshin seriozisht Camaj dhe Koliqi, mbaheshin në këmbë me financime të rregullta nga shërbimet e inteligjencës, nga CIA e tutje; ashtu mbase edhe do të shpjegohet kriza strukturore e institucioneve të tilla, pas rënies së Murit të Berlinit.
Dëshmitë e reja historike që sjell Auron Tare, për marrëdhëniet e këtyre dy figurave të mërgatës shqiptare me politikën dhe shërbimet agjenturore mund të ndihmojnë, tërthorazi, edhe për të kuptuar sa e vështirë në mos edhe sa poshtëruese ka qenë mbijetesa publike për intelektualët, në vitet e Luftës së Ftohtë; përballë trysnisë shkallmuese nga mokrat e rënda të interesave strategjike globale dhe nevojat totalitariste të regjimeve policore që të flaknin në burg ose edhe të likuidonin edhe për mosbindjen më triviale. Ndryshe nga propaganda e dikurshme totalitare në Shqipëri, që i paraqiste figura të tilla si “të shitura” te “qarqet antishqiptare”, mu në kohën kur u kish vënë çizmen në zverk figurave intelektuale në vend; ndryshe edhe nga disa tundime propagandistike të sotme, njëlloj trashanike, për t’i heroizuar figura që për së gjalli kurrë nuk pretenduan të profilizoheshin dhe të adhuroheshin si heronj të kombit, ne tani duhet të jemi në gjendje t’i gjykojmë faktet me mendje të ftohtë dhe të orientohemi përballë të vërtetave historike, çfarë edhe do të na lejojë të ruajmë dhe të pasurojmë vlerat kulturore të traditës, duke i ndarë ato nga banaliteti i së keqes politike.
Vërtetësinë e provave dokumentare që sillen në këtë vështrim e garanton vetë personaliteti qytetar, serioziteti dhe profesionalizmi kërkimor i autorit Tare, i cili e ka pajisur punimin e vet me një aparat të tillë identifikues, që do t’i lejojë studiuesit e ardhshëm t’i verifikojnë burimet me lehtësi. Nga ana tjetër, le të mbajmë parasysh edhe se jo çdo “fakt” që përmendet në dokumentet autentike të agjencive të inteligjencës i përgjigjet realitetit – në kuptimin që e vetmja e vërtetë e garantuar, për një informacion që del në një dosje të CIA-s, është që CIA e mbante atë informacion për të besueshëm. Lexuesi do të jetë megjithatë në gjendje, nëpërmjet referencave të kryqëzuara të cilat gjithashtu përmbahen në studim, që të krijojë një ide të plotë për realitetin historik të marrë në analizë, përtej horizontit vizual të agjentëve specifikë dhe informatorëve të tyre. I jemi mirënjohës autorit Auron Tare, që zgjodhi Peizazhe të fjalës për ta botuar hulumtimin e vet, me shpresën se revista jonë do të ofrojë forumin e përshtatshëm, si edhe herë të tjera, për debatin dhe komentet.
Studimi i plotë i Auron Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn
REAGIMI I STUDIUESIT ARDIAN NDRECA:
S’do ta kisha mendue kurrë se nën atë fytyrën prej Shvejku baballek të Auron Tares mund të mshehej nji historian i hollë që përpiqet me hjedhë ndonji kovë baltë mbi figurat e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt. Por ky Tarja ka meritën se të paktën nuk asht marrë me veprën e tyne por ka ba detyrat e shtëpisë tue u ushtrue në atë profesionin e vetëm që njeh. Tarja ka nisë me gërmue virtualisht ndër arkiva në vend që me vijue me koleksionue gëzhoja të ndryshkuna ndër poligonet ku dikur i kallte datën Paktit të Atlantikut.
Fotokopjet e Tares ndër arkiva janë si fotokopjet e bankënotave të Bankës së Shtetit që ndokush mundohet me t’i shitë si të vërteta. Përtej humorit, pse në fund të fundit i shkreti asht produkt i patjetërsueshëm i kohës dhe rrethanave që e kanë prodhue dhe e ka këtë tarë të pashlyeshme në vetvete, shkrimi i tij s’kishte asnji fill logjik, nuk kishte as erë arsyeje historike, veç disa dokumente të pakontekstualizueme, e mandej shumë hamendësime që dy rreshta ma poshtë paraqiteshin si të vërteta historike të provueme e ma tej rishtas makinacione dashakeqëse prej sigurimasi. S’po pretendojmë që Tarja të kishte kapë pasaktësitë e dokumenteve që me nder me thanë ka shqyrtue dhe as të kishte shmangë pohimet e rreme me shumicë (psh. Koliqi ambasador në Vatikan në vitin 1943!!) – e gjithë kjo të ban me mendue sesa lehtë të kishte hangër dreqi dikur me pasë përfundue para Tares me çfarëdolloj uniforme të ishte veshë ky i fundit!
Tarja asht qartësisht nji prej megallomanëve nostalgjikë që ka të drejtën me shkrue çfarëdolloj gjaje t’i kërcejnë në krye, madje ka meritën që s’e mshehë këtë gja, përkundër më habit dashakeqësia e atyne që kontrabandojnë si të ishin studime historike ato që Tarja – i pafuqishëm në artin e historishkrimit – gjen të gatshme në internet dhe i ban copy/paste me zellin e nji Shvejku hoxhist. Në nji shenj vendi m’u dhimbt madje se s’kishte mbërrijtë me e mshehë nostalgjinë për kohën e “shkëlqimit” të Sigurimit!
Lodhesh kot o Tare, deri dje kishit nji makineri të fuqishme dhune dhe shpifje që për 50-vjet nuk mbërrijti me i ba gja as Koliqit dhe as Camajt, asht peshë e randë për ty, manipulator mediokër dhe injorant në sensin pozitiv të termit, me zëvendësue i vetëm nji sistem të tanë! Pastro ma mirë pluhnat koleksioneve të distinktivave me maoceduna dhe me buste të Enverit se aty e gjen veten 100%, pse te Koliqi e te Camaj ti s’mbërrin kurrë, edhe me u çue në maje të gishtave! Me të dhanë ty besim kur ban se po gjurmon të vërtetat historike asht si me ia besue repartin e kirurgjisë në QSUT atij berberit që ka dyqanin përballë spitalit! As Koliqi dhe as Camaj s’e kanë shtëpinë aty ku ti pandeh se ia ke gjetë emnin. Asht e kotë me të spjegue ty dallimin mes rastësisë dhe domosdoshmënisë historike, pse këto gjana nuk bajnë pjesë tek manuali bazë i pushkës model 56. Historia na mëson se Koliqi dhe Camaj ishin në krahun e drejtë, ndërsa taborri yt sot e 30-vjet ma parë falimentoi me turp përpara historisë tue lanë nji popull të izoluem, të unshëm, të përçamë për shkak të pronave të grabituna, të padijtun dhe të pashpresë.
(g.sh;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kanë kaluar 39 vjet nga ajo natë tragjike dhe e acartë tiranase kur, Kryeministri Mehmet Shehu mbylli jetën e tij përmes një mjegulle të madhe dyshimesh. Askush...
SHKODËR– Një sherr mes dy grave në rrugët e qytetit të Shkodrës është bërë viral në rrjetet sociale. JOQ Albania shkruan se sipas denoncuesit, dy gratë jan...
SHBA– Ylli i Broadway, Nick Cordero pasi kaloi muaj në kujdes intensiv për shkak të komplikacioneve të koronavirusit, ka humbur jetën.Lajmin e hidhur për vdekje...
ITALI-Ditën e sotme është ndarë nga jeta kompozitori legjendar italian, Ennio Morricone. Ky i fundit mbylli sytë njëherë e përgjithmonë në një klinikë në Romë. ...
TIRANË– Çifti i njour i showbizzit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, dyshja më e daashur për publikun shqiptar këtë fundjave siç duket e kanë...
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë me siglën “Tepër sekret”, ku ndodhet një korespod...
TIRANË- Aktori i humorit, Florjan Binaj është revoltuar me ndjekësit, të cilët e kanë pyetur vazhdimisht për për rezultatit e testit të COVID-19. Nëpërmjet...
DashiTakimet e reja janë mjaft të favorshme, ashtu sikundër emocionet që do të përjetoni. Nëse ka diçka që nuk shkon, bëni mirë që të flisni menjëherë. N...
TIRANË- Këngëtarja Liljana Kondakçi ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell”.Gazetari Ervin Kurti, teksa po e intervistonte e pyeti këngët...
ANGLI- David dhe Victoria Bechkam festojnë përvjetorin e 21 të martesës dhe në këtë ditë speciale ish futbollisti ka ndarë historinë kur e pa për herë të parë b...