Aktualitet

Bie nga ballkoni, 45 vjeçarja nga Berati në gjendje të rëndë

11 Prill 2019, 15:22 Nga DOSJA
Bie nga ballkoni, 45 vjeçarja nga Berati në gjendje të

BERAT- Një grua 45 vjeçare nga fshati Poshnje në Urë Vajgurore ka rënë nga ballkoni i katit të dytë dhe është gjetur e shtirë pa ndjenja në oborrin e banesës së saj private mesditën e sotme, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë fqinjët e saj që kanë parë ngjarjen dhe e kanë dërguar menjëherë në spital. Burime të Spitalit Rajonal të Beratit bëjnë me dije se gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht. 45-vjeçarja e identifikuar si Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje e ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse ishte një rënie aksidentale apo e qëllimshme. 45-vjeçarja Zamira Xhaxhaj jetonte vetëm me dy fëmijët e saj, 13 dhe 10 vjeç në një banesë në ndërtim e sipër në kodrën e fshatit Poshnje, pasi prej muajsh bashkëshorti i saj Ardian Xhaxhaj ndodhet jashtë shtetit.

(a.m.dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat zamira xhaxhaj berat zamira xhaxhaj

Sondazh

Poll