Aktualitet

Gjykata jep 55 vite burg për vrasësit e Marvi Mihalit, prindërit: Ndryshua akuzën, tim biri i lëviz pllaka e varrit

11 Prill 2019, 10:24 Nga DOSJA
Gjykata jep 55 vite burg për vrasësit e Marvi Mihalit, prindërit:

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë sot vendimin për 4 personat e akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit. Dejvi Bitraj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 19 vite burg, kurse me 12 vite burg janë dënuar secili tre personat e tjerë Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, nën akuzë e vrasjes së të riut Marvi Mihalit.

Ndërkohë pas vendimit të dhënë nga Gjykata jashtë ambjenteve të institucionit kanë folur prindërit e Marvi mihalit, i cili u vra brutalisht. Të revoltuar ata janë shprehur se djalit të tyre i lëviz pllaka e varrit nga kjo padrejtësi.

Këto gjykatësa nuk kanë frikë as nga Vettingu. Nuk i bëhet vonë njeriu që u vra djali im. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit. Turp për Sokol Tomën, për Besnik Hoxhën.Mallikimi për djalin tim do i ndjek, si ndryshojnë veprën penale këta. Cfarë është kjo drejtësi? Padrejtësia.

Sot djalit tim i ka lëviz pllaka e mermerit në varr. Sa të kem jetë të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndryrë do të përgjigjen. Devi Bitraj ma vrau çunin, kjo është tallje, ai e theri, i nguli thikën dhe gjykatësi ndryshon kualifikimin e vrasjes, heq paramendimin, lë vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Nuk i bëhet vonë që vdiq djali im, fatin tim të zi e provofshin gjykatësit, në radhë të pare. Tek fëmijët e tyre e provofshin, ja ku po e them tani. Mallkimi i tim biri i ndjektë këta plehra, si i ndërrojnë falsifikimin, ç’është kjo drejtësi,”– thanë ata.

Marvi Mihali u vra në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marvi mihali vrasja per nje karkues marvi mihali vrasja per nje karkues

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 12:37

Apollonia në një ditë prilli

Aty ku fle historia mijëvjeçare e shqiptarëve zbret mbi të mijtat herë Pranvera. Apollonia magji në këto ditë Prilli vjen përmes fotografisë së fotografi...