Aktualitet

Shkarkohet drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato, kryepolici i ri ‘armiku’ i Dritan Dajtit (Emri)

11 Prill 2019, 14:18 Nga DOSJA
Shkarkohet drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato, kryepolici i

Lëvizje të tjera në radhët e Policisë së Shtetit. Pas rrokadës në drejtoritë e Policisë së Fier, Gjirokastër e Vlorë, kësaj here ndryshimi prek blutë e Elbasanit.

Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit është shkarkuar nga detyra e tij si kryepolic i një prej qarqeve me kriminalitetin më të shtuar, për t’u rikthyer në punë pranë Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar, Arjan Muça, kryepolici që drejtoi operacionin “Anti-Dajti” ku mbetën të vrarë 4 policë.

Muça njihet si një nga policët që ka patur një kalvar përplasjeje në gjykatë me Dritan Dajtin, i cili kundërshtonte akuzat e ngritura për të.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, në atë që njihet si “Masakra e Durrësit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin qato arjan muca dritan dajti masakra e durresit altin qato arjan muca dritan dajti masakra e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 12:37

Apollonia në një ditë prilli

Aty ku fle historia mijëvjeçare e shqiptarëve zbret mbi të mijtat herë Pranvera. Apollonia magji në këto ditë Prilli vjen përmes fotografisë së fotografi...