Aktualitet

“Hetimi Tatimor nuk ekziston”, Anila Hoxha: Kush po flinte kur kaloi makina e grabitësve

11 Prill 2019, 14:50 Nga DOSJA
“Hetimi Tatimor nuk ekziston”, Anila Hoxha: Kush po flinte kur kaloi

TIRANË- Të shumëta janë reagimet që kanë ardhur pas supergrabitjes së regjistruar pasiten e datës 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u morën 10 milionë euro. (Lexo këtu)

Në gamën e këytre reagimeve, është edhe ai i gazetares Anila Hoxha, e si me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet si i kupton të gjitha arsyetimet apo mos arsyetimet nga palët, por ajo që nuk arrin të kapërdijë, është sesi ka mundësi që një furgon me mbishkimin “Hetimi Tatimor” lëviz para syve të të gjithëve, kur në realitet Hetimi Tatimor ka 1 javë që është shkrirë dhe nuk ekziston.

Reagimi i Anila Hoxhës:

E kuptoj edhe pergjegjesine e kinezeve. E kuptoj edhe “fajin e kane ata”, e kuptoj edhe ushtrine ne Rinas, edhe heroizmin e policeve qe rrezikuan jeten ne ndjekje te krimineleve grabites. I kuptoj edhe grabitesit ne cfare ” belaje” e kane futur veten, si ti shpenzojne 10 milione euro ne Shqiperi e ku t”i investojne.. Por nje gje nuk kuptoj dhe sma rrok fare mendja. Nuk e kuptoj, kush po flinte teksa nje makine me mbishkrimin ” hetimi tatimor”, kaloi para syve te te gjitheve, ne nje kohe qe Hetimi Tatimor ka nje jave qe u shkri dhe nuk egziston!

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha grabiten 10 milionë euro në rinas grabitja e 10 milionë eurove në rinas grabitja ne rinas hetimi tatimor makina e grabitësve anila hoxha grabiten 10 milionë euro në rinas grabitja e 10 milionë eurove në rinas grabitja ne rinas hetimi tatimor makina e grabitësve

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 12:37

Apollonia në një ditë prilli

Aty ku fle historia mijëvjeçare e shqiptarëve zbret mbi të mijtat herë Pranvera. Apollonia magji në këto ditë Prilli vjen përmes fotografisë së fotografi...