Aktualitet

Foto/ Admir Murataj do të varroset në Tropojë, trupi del nga morgu (Detaje nga jeta e ‘Lupenit’)

11 Prill 2019, 14:56 Nga DOSJA
Foto/ Admir Murataj do të varroset në Tropojë, trupi del nga

TIRANË- E pagëzuam me emrin “Lupeni shqiptar” dhe jo thjesht për të krijuar një titull tërheqës.

Admir Murataj, 42-vjeçari që mbeti i vrarë në Rinas është një nga personazhet ndoshta më “tunduesë” të botës së krimit.

4 grabitje arriti të realizonte Murataj dhe më pas ngeli i vrarë në dalje të rrethimit të aeroportit të Rinasit.

Trupi i tij doli sot nga morgu pas përfundimit të autopsisë dhe familjarët ishin aty për t’a tërhequr e për t’u nisur në Tropojë, aty ku Admir Murataj ka lindur dhe ka familjarë të tij.

Por përtej maskës, kush ishte Admir Murataj?

Grabitësi më i famshëm shqiptar do të varroset nesër në orën 12:00 në qytetin e tij, ndërkohë që familjarët vazhdojnë të thonë se nuk ishte Admir Murataj organizatori i grabitjes, dhe se nëse shteti nuk gjen fajtorët ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

Admir Murataj, mbeti i vrarë 2 ditë më parë kur në aeroportin e Rinasit u grabitën 10 milionë euro, para këto që u morën në pistën e avionit “Austria Airlines”.

Murataj, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Admir Murataj, njihej ndryshe si Admir Nikaj, dhe prej 18 vitesh e ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Greqisë.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt admir murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll