Aktualitet

Rama krahason ushtrinë në Rinas me Parisin, çfarë përmban plani “Vigipirate”

11 Prill 2019, 13:51 Nga DOSJA
Rama krahason ushtrinë në Rinas me Parisin, çfarë

TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Kufirit dhe ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Drejtues Pëllumb Nako ka shpjeguar se kur mund të përdoret ushtria në një situatë civile, e jo luftë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nako shkruan se për të justifikuar apo kundërshtuar vendosjen e ushtrisë në mbrojtje të aeroportit të Rinasit ka ‘plasur’ një luftë fotosh, ku ushtria paraqitet, duke mbrojtur disa aeroporte nëpër vende të ndryshme Europiane, ndërmjet tyre edhe aeroporti ‘Charles de Gaule’në Paris, Francë. 

Reagimi tij vjen pasi, Rama ka krahasuar gjendjen e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare me ato në aeroportin e Rinasit, duke publikuar disa foto, ku shfaqen ushtarakë në Paris. Nako shkruan se këto lëvizje bëhen në bazë të një plani të emërtuar: Vigipirate.

Postimi i plotë i Pëllumb Nakos:

Lufta e fotografive për ushtrinë në Rinas

Për të justifikuar apo kundërshtuar vendosjen e ushtrisë në mbrojtje të aeroportit të Rinasit ka ‘plasur’ një luftë fotosh ku ushtria paraqitet duke mbrojtur disa aeroporte nëpër vende të ndryshme Europiane, ndërmjet tyre edhe aeroporti ‘Charles de Gaule’në Paris, Francë.

Të paktën në këtë aeroport, pjesa e ushtrisë që përdoret është e trajnuar posaçërisht për misionin që kryen.

Pra jo çdo njësi ushtarake.

Dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me xhandarmërinë.

Por ajo që vlen, është fakti se kush është baza ligjore dhe motivet për të cilën përdoret kjo forcë.

Ajo përdoret mbi bazën e një plani të quajtur ‘Vigipirate’ të hartuar nën kryesinë e Kryeministrit i cili presupozon nivelin me të lartë ( nga 3 gjithsej) të alarmit ndaj atentateve terroriste.

Plani shoqërohet me 300 masa në 13 fusha.

Por për çfarë motivi? Ja motivi i përkthyer fjalë për fjalë: ‘Nën varësinë e Kryeministrit, plani ‘Vigipirate’ është përqendrimi në nivel qëndror i të gjitha mjeteve (burimeve) franceze të luftës kundër terrorizmit, në atë masë sa që kërkohet bashkëngjitja në të i të gjithë aktorëve kombëtarë – Shteti, pushteti lokal në territor, operatorët publikë dhe privatë si dhe qytetarët- në një përpjekje për më shumë vigjelencë, parandalim dhe mbrojtje.’

Pra jemi larg asaj që ndodhi në Rinas.

Dy ditë më parë, një grabitje spektakolare ndodhi në Rinas ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama pellumb nako ushtria ne rinas edi rama pellumb nako ushtria ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 12:37

Apollonia në një ditë prilli

Aty ku fle historia mijëvjeçare e shqiptarëve zbret mbi të mijtat herë Pranvera. Apollonia magji në këto ditë Prilli vjen përmes fotografisë së fotografi...