Aktualitet

Rritja e pagave, ja mesazhi që Besa Shahini u ka dërguar mësuesve në ‘whatsapp’

11 Prill 2019, 13:17 Nga DOSJA
Rritja e pagave, ja mesazhi që Besa Shahini u ka dërguar mësuesve

TIRANË- Nga data 1 Prill ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili parashikon rritjen e pagave të mësuesve me 7%.

Ky lajm vjen nga vetëm ministrja e Arsimit Besa Shahini, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës, se qeveria po mashtron me këtë premtim. (Lexo këtu)

Dosja.al, ka siguruar mesazhin që ministrja e Arsimit Besa Shahini, u ka nisur mësuesve. Ndërsa u thotë se qeveria e mbajti premtimin, ministrja Shahini, u kërkon atyre që ajo i ka në grup që mesazhin ta shpërndajnë edhe tek mësues të tjerë.

 Të dashur mësues,

Sot në zyrë më erdhi Vendimi i Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave tuaja me 7%, duke filluar nga data 1 prill. Ndaj më 1 maj, kur në duar të keni pagesën e prillit, do të shihni dhe vetë se premtimin e dhënë do ta mbajmë gjithmonë.

Shpresoj shumë, që për ju tashmë te jetë e qartë sa sa shumë e vlerësojmë mundin dhe kontributin tuaj. Duke sfiduar limitet e buxhetit të shtetit kemi arritur të shtojmë çdo vit nga pak mbi pagat tuaja në mënyrë që puna e palodhshme që bëni, të marrë shpërblimin që meriton.

Gjithë të mirat ?

B.Shahini

PS: Ju lutem, shpërndajeni lajmin edhe tek mësuesit që nuk janë në këtë grup”.

Partia Demokratike, me anë të Albana Vokshit akuzoi qeverinë se ka mashtruar. Vokshi u shpreh se Rama ka gënjyer dy herë në vite të ndryshme, ku sipas saj premtimi i pambajtur ishte i njëjtë, rritja e pagave.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini besa shahini mesazh mësuesve rritja e pagave besa shahini besa shahini mesazh mësuesve rritja e pagave

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 12:37

Apollonia në një ditë prilli

Aty ku fle historia mijëvjeçare e shqiptarëve zbret mbi të mijtat herë Pranvera. Apollonia magji në këto ditë Prilli vjen përmes fotografisë së fotografi...