Sport

VIDEO/ City dhe PSG ofrojnë milionat për Leo Messin, por në rrugët e Rozarios tifozët ëndërrojnë rikthimin në vendlindj

28 Gusht 2020, 13:16 Nga DOSJA
VIDEO/ City dhe PSG ofrojnë milionat për Leo Messin, por në

ARGJENTINË-Lionel Messi është kthyer në kryefjalën e artikujve botërorë. Futbollisti i Barcelonës i ka bërë të ditur drejtuesve se do të largohet, ndërsa skuadra si Manchester City, Inter dhe PSG janë gati të transferojnë “pleshtin”.  Drejtori sportiv i francezëve,Leonardo ka shprehur vullnetin për t’i ofruar Messit 50 milionë euro në sezon, ndërsa theksohet se sheiku Al-Kelaifi ka fuqinë të formojë një treshe si ajo, Mbappe-Neymar-Messi.

Përveç këtyre skuadrave në skenë ka dalë dhe një skuadër tjetër që nuk mund t’i ofrojë paratë argjentinasit, por ndjenjat dhe emcionet. Skuadra që mund t’ia ofrojë këtë është Newell’s Old Boys. Tifozët e klubit argjentinas kanë pushtuar rrugët e Rozarios teksa ëndërrojnë për një rikthim, klubi ku Messi ka nisur karrierën.

33-vjeçari e ka shprehur dëshirën për ta mbyllur me futbollin aktiv në Argjentinë, por duket se është ende shpejt pasi ka shumë për të dhënë në Europë, teksa dëshira e tij mbetet një tjetër trofe i Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine messi newell's old boys argjentine messi newell's old boys

Sondazh

Poll