Sport

“Tym i bardhë” në Milano, Ibrahimovic rinovon me kuqezinjtë dhe niset drejt skuadrës

27 Gusht 2020, 19:21 Nga DOSJA
“Tym i bardhë” në Milano, Ibrahimovic rinovon me

MILANO– Ibrahimovic bie dakord. Sulmuesi do të jetë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm me 39 vjecarin që është bindur të firmosë një kontratë të re. Ibra pritet të mbërrijë në Milano nesër paradite, për t’u vënë nën urdhrat e Stefano Piolit.Suedezi u rikthye te Milani dhjetorin e kaluar dhe dha një kontribut jo të vogël në rikthimin e kuqezinjve te rezultatet pozitive dhe loja e bukur, por javët e fundit rinovimi i tij ishte kthyer në një çështje.

Kjo pasi sulmuesi kërkonte 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Milani ishte gati t’i ofrojë 5 milionë, që mund të shkonte deri në 6 milionë bashkë me bonuset. Në fund marrëveshja është arritur për një shifër fikse prej 7 milionë eurosh, pa bonuse të përfshira.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll