Sport

VIDEO/ Teutë heroike! Durrsakët kualifikohen për në raundin e dytë të Europa League duke mposhtur Beitar Jerusalem

27 Gusht 2020, 17:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Teutë heroike! Durrsakët kualifikohen për në raundin

DURRËS-Teuta ja de të bëjë surprizën e madhe, duke mposhtur izraelitët e Beitar Jerusalemit me shifrat 2-0 dhe duke u kualifikuar për në turin e dytë të Europa League. Skuadra e Edi Martinit zhvilloi një 90-minutësh fantastik në “Niko Dovana” madje duke e dominuar kundërshtarin që vinte favorit në këtë ndeshje. Një pjesë e parë që nisi mirë për bregdetarët pasi vetëm në minutën e 6-të, ish-sulmeusi i Skënderbeut Blerim Krasniqi, lë shenjën e tij.

Harkimi nga e majta është e mirë me futbollistin që me kokë arrin të cojë shifrat në 1-0. Ky gol çoi në shinat e duhura ndeshjen për durrsakët, që mbroheshin mirë dhe qarkullonin topin, duke mos u dhënë aspak mundësi izraelitëve të shfaqen kërcënues në zonën e portës së Stivi Frashërit.

Ky i fundit u bë hero i durrsakëve në minutat e para të pjesë së dytë, kur izraelitët krijuan disa mundësi të mira shënimi, por topi nuk përfundoi në rrjetë, pasi Frashëri ishte gjithmonë në lartësinë e detyrës, duek bërë disa pritje të bukura.Lexoi mirë e me guxim ndeshjen edhe Edi Martini, që në minutat e fundit freksoi sulmin, duke hedhur në fushë shkodranët Gruda e Hebaj, ndërsa pikërisht ky i fundit arriti të shënojë edhe golin e sigurisë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Pas Tiranës, tashmë Teuta bëhet e dyta skuadër shqiptare që do të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, me shpresën që numri të rritet edhe më shumë, duke qenë se sonte do të vendoset edhe fati i Laçit e Kukësit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beitar jerusalem europa league teuta beitar jerusalem europa league teuta

Sondazh

Poll