Sport

Nga Dinamo Tbilisi përsëri në Tbilisi, Tirana mund të “peshkojë” kundërshtarin që e mundi në Champions

28 Gusht 2020, 08:26 Nga DOSJA
Nga Dinamo Tbilisi përsëri në Tbilisi, Tirana mund të

TIRANË-Për Tiranën shorti në turin e tretë të Europa League mund të tregohet bujar. Skuadra bardheblu do të ketë kundërshtarë të lehtë që mund ta çojnë në play-offin e Europa League,madje mund të luajë përsëri kundër Dinamo Tbilisit, kundërshtar që e eleminoi në raundin e parë të Champions League.

Rregullorja e UEFA-s thotë qartë që në turin e tretë të Ligës së Europës do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadrat fituese të turit të dytë të Ligës së Europës. Në fakt, kualifikimi në turin e dytë të Champions-it i ka dhënë një dorë shumë të madhe Tiranës, sepse do të përballet me një skuadër më të dobët se vetë ajo.

Po të shohësh në kalendar, klubi bardheblu ka eleminuar ekipet e forta si Celtic, Legia e Varshavës apo edhe kampionët e Bullgarisë, Ludogorets. Për të pasur një panoramë më të qartë, duhet pritur data 1 shtator, kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo tbilisi tirana dinamo tbilisi tirana

Sondazh

Poll