Sport

Si asnjëherë më parë Shqipëria prezantohet në Europë me katër skuadra, pas Teutës ja del Kukësi dhe Laçi

27 Gusht 2020, 20:07 Nga DOSJA
Si asnjëherë më parë Shqipëria prezantohet në

SHQIPËRI-Skuadrat shqiptare dhurojnë paraqitje mjaft dinjitoze në Europa League, pasi kundër të gjithë pritshmërive, ia dalin të kualifikohen që të treja për në turin e dytë të këtij kompeticioni, aty ku tashmë është edhe Tirana.Kështu pas Teutës, që fitoi në mënyrë surprizë 2-0 ndaj izraelitëve të Beitar Jerusalem, në mbrëmje ishte Kukësi që u kualifikua pasi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj bullgarëve të Slavias së Sofias në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua vetëm në minutën e 56’, ku sulmuesi Patrick Eze shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Bullgarët rikthyen baraspeshën në minutën e 81-të me anë të Krastev, ndërsa pak minuta më vonë Cooper kërceu saktë dhe devijoi topin me këmbë drejt rrjetës së portës së Slavias për herë të dytë në këtë takim.

Një kualifikim heroik mori edhe Laçi në transfertën ndaj azerëve të Keshlas. Të besuarit e Armando Cungut triumfuan vetëm nga pika e penalltive, pasi koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan në barazim pa gola. Nga pika e penalltive bardhezinjtë u treguan të gjithë të saktë, duke dërguar 5 herë topin në rrjetë, ndërsa portieri shkodran Alen Sherri ia doli të presë penalltinë e fundit të vendasve dhe të çojë Laçin në turin e dytë eliminator.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi laçi teuta tirana kukesi laçi teuta tirana

Sondazh

Poll