Sport

Kualifikimi në Europa League mbush “xhepat” e Teutës, klubi durrsak duhet të falenderojë milionerët e Beitar Jerusalem

27 Gusht 2020, 17:26 Nga DOSJA
Kualifikimi në Europa League mbush “xhepat” e Teutës,

DURRËS– Teuta ja doli të bëjë surprizën e madhe, duke mposhtur izraelitët e Beitar Jerusalemit me shifrat 2-0 dhe duke u kualifikuar për në turin e dytë të Europa League.

Një kualifikim që mbush “arkat” e klubit durrsak pasi nga ky sukses do të vijnë edhe 690 mijë euro. Kaq është shifra që arkëtojnë bregdetarët nga turi i parë i Europa League.

Ndërkohë në rast suksesi edhe në fazën e dytë të Europa League, atëherë Teuta do të ketë mundësinë të mbushë llogarinë bankare me një shifër edhe më të lartë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa legue teuta europa legue teuta

Sondazh

Poll