Sport

Anomalia e Abramovich, e gjithë bota e futbollit në krizë, pronari i Chelsea-t shpenzon 250 milionë euro

28 Gusht 2020, 12:54 Nga DOSJA
Anomalia e Abramovich, e gjithë bota e futbollit në krizë,

LONDËR-I bllokuar për dy vjet nga sanksionet e FIFA-s, Roman Abramovich ka rinisur fushatën e përforcimeve, përkundër pjesës tjetër të botës së futbollit  bllokuar nga kriza ekonomike për shkak të pandemisë. Nëse Barcelona dhe Juventus detyrohen të shesin, Real Madrid duket se ka braktisur nënshkrimet faraonike, gjithashtu edhe emirët e PSG dhe Manchester City që janë gati të marrin Messin por pa klauzolën 700 milionë euro, Chelsea duket se jeton në një planet tjetër.

Llogaritë janë mbresëlënëse. I pari që mbërriti ishte Hakim Ziyech, nga Ajax, për 40 milionë. I dyti Timo Ëerner, nga Leipzig, për 60. Pastaj ishte radha e Ben Chilëell, mbrojtës i Leicester, që kushtoi 56. E fundit, por ende jozyrtare, është Kai Havertz, i Bayer Leverkusen, çmimi i të cilit shkon diku te 100 milion.

Të gjitha blerjet i atribuohen sezonit 2020/21, e para në të cilën Chelsea mund të kthehet të shpenzojë pa u bllokuar nga sanksionet, falë edhe shitjeve merkaton e fundit, të Hazard dhe Morata për një shumë totale prej gati 130 milion. Një arkëtim që lejoi blutë të dilnin nga bllokimi i FIFA-s për mungesën e Fair Play Financiar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll