Politike

26 Gusht 2020, 08:50 Nga DOSJA

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka marrë hapa konkret. Sot është dërguar në Kuvend, projektligji i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon, duke u shtrirë kështu edhe në ujërat shqiptarë.

Kryeministri grek nuk e ka fshehur krenarinë kur tha në Kuvend se “Greqia po rritet dhe askush nuk mundet që të na ndalojë”. Ndërkohë që në Greqi, kryeministri iu jep shpjegime grekëve për atë që po bën diplomacia e vendit të tij, në Shqipëri panorama është tjetër.

Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, apo për situatën politike mes dy vendeve. Kryeministri ka komentuar shkurt në Facebook pasi ka replikuar me një ndjekës të cilit i është përgjigjur se: Nuk falen detet e tokat si rroba or mik. Ndërkohë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është i vetmi nga qeveria, i cili ka reaguar lidhur me projektligjin e Greqisë. Në një deklaratë zyrtare, Cakaj ka sqaruar zgjerimi i Greqisë me 12 milje është një e drejtë e cila i jepet nga Konventa ndërkombëtare, pasi aktualisht ka vetëm 6. Megjithatë ai ka bërë me dije gjithashtu se qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme gjatë gjithë procesit të zgjerimit nga fqinjët.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias njoftoi mëngjesin e sotëm në Twitter se ka biseduar me Ramën për zhvillimet në rajon, pa përmendur çështjen e ndarjes së kufirit detar mes dy vendeve. Telefonata do të pasojë me një vizitë zyrtare të ministrit në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon nikos dendias edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon nikos dendias

Sondazh

Poll