LIGJI DHE KONVENTA/ Pse 12 miljet që kërkohen i takojnë Greqisë, qeveria e Mitsotakis ka njoftuar Tiranën dhe Romën për z
26 Gusht 2020, 16:21Nga DOSJA
GREQI– Deklarata e kreyministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjërojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon ka bërë bujë në mediat shqiptare. Mediat greke kanë sqaruar procedurat e projektligjit, i cili do të kalojë për miratim nesër në Kuvend.
Sipas një sqarimi të bërë nga “PROTOTHEMA” zgjerimi i ujërave territoriale të një vendi deri në 12 milje larg bregdetit është një vendim që nuk kërkon marrëveshje nga vendet e tjera grebdetare, në këtë rast nga Shqipëria dhe Italia, por mund të bëhet në mënyrë të njëanshme.
Megjithatë sipas tyre, Athina zyrtare duke dashur të tregojë gatishmërinë e saj për bashkëpunimin rajonal e ka njoftuar Romën dhe Tiranën. Pikërisht për këtë arsye ministri i Jashtëm, Nikos Dendias do të zhvillojë bisedime me homologët e tij italianë dhe shqiptarë.
Neni 3 i Konventës së vitit 1982 për Ligjin e Detit (UNCLOS) përcakton se çdo shtet ka të drejtë të përcaktojë gjerësinë e zonës së tij bregdetare në masën që nuk i kalon 12 milje detare, të matura me bazat e përcaktuara në përputhje me Konventën.
Sipas nenit 3 të Konventës së 1982, shtetet mund të përcaktojnë gjerësinë e zonës bregdetare në 3, 6, 9, 11, 12 milje por nuk mund ta kalojnë shifrën e fundit. Pjesa e mbetur mes vendeve shënohet si “ujra ndërkombëtarë”. Sot, shumica e shteteve kanë një zonë bregdetare prej 12 milje detare. Ndërsa Greqia, sipas ligjit 230 të vitit 1936 ka një zonë bregdetare prej 6 milje në detin Egje.
Bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe Konventat, shtetet si Greqia – të cilat kanë më pak se 12 milje kanë të drejtë të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale në maksimumin e parashikuar.
Pra bazuar në konventat ndërkombëtare, Greqia nuk po ndërmerr asnjë vendim në kundërshtim me ligjin, por thjesht po përvetëson sipërfaqjen detare që i takon.
Ditën e sotme, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ATHINË- Sot në parlamentin grek, kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia do të shtohet me 12 milje në Detin Jon. Në lidhje me këtë de...
MALI I ZI- Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti ka reaguar pas thirrjes në serbisht të kryeministrit Edi Rama, i cili ftonte qytetarët q...
TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Top Channel, Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.Topalli shpre...
JALË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djeshme në Jalë, destinacionin e përvitshëm të LRI. Në një video të siguruar nga “Newsbomb”, Kryem...
Politike26 Gusht 2020, 12:55
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Por, kryeministri i është përgjigjur një ndj...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto ku disa të rinj shqiptarë puthin flamurin kuqezi dhe bën thirrje që të gjithë shqipt...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur të mbështesë Milo Gjukanoviç, një nga garuesit në Malin e Zi, për zgjedhjet e 30 gushtit. Për...
TIRANË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jetë marrëveshja për detin Jon....
GREQI– Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot në Parlamentin grek, se Greqia do të shtrihet 12 milje shtesë në detin Jon. Greqia, tha Kryeministri, me një...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Nënë Tereza është një frymëzim për të gjithë ne. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kry...