Politike

“LB ka përçarë e shkatërruar PD-në”/ Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit: Basha të l

26 Gusht 2020, 14:27 Nga DOSJA
“LB ka përçarë e shkatërruar PD-në”/

TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Top Channel, Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

Topalli shprehet për Top Channel se:

“Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione. LB ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.

Kritikja më e fortë e Lulzim Bashës ishte ndër emrat më të propozuar nga baza demokrate në Shkodër, ndërkohë refuzimi sjell automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm të PD-së, pasi në udhëzimin e selisë blu parashikohet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm dhe Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen fazës së dytë.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli kandidatet e pd lulzim basha jozefina topalli kandidatet e pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 26 Gusht 2020, 12:55

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Por, kryeministri i është përgjigjur një ndj...