26 Gusht 2020, 18:21
Nga DOSJA
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me projektligjin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Braçe bën me dije se ka marrë qindra mesazhe nga qytetarët, të cilëve u kërkon të qetësohen pasi askush nuk po i grabit asgjë Shqipërisë. Socialisti shkruan se nuk ka reaguar pasi nuk ka dashur që të shtojë atë që ai e quan “histeri”, pasi janë ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare ato që garantojnë mbrojtjen e territorit shqiptar.
“Ligjet ndërkombëtare e kombëtare na garantojnë, nuk i mbron histeria, por dija, qetësia, qartësia, ligji, pasioni dhe dashuria për çdo centimetër tokë e det të këtij vendi! Nuk ka kush kohë e dëshire t’i japë zë asaj që është e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte që bëjnë copash, përçajnë këtë vend e këtë popull! Kështu që qetësohuni e kujtoni se si kohë më parë ra si anti-kushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar,“-shkruan Braçe.
POSTIMI I PLOTË:
Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone! Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET! Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste! Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi! Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull! Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!
Ditën e sotme, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.
(k.m/dosja.al)
politike politike erion brace greqia merr 12 milje nga deti jon erion brace greqia merr 12 milje nga deti jon
Politike
26 Gusht 2020, 17:57
TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një prononcim për “Zërin e Amerikës” ka komentuar vendimin e Greqisë për zgjerimin deri në 12 milje në ...
Politike
26 Gusht 2020, 17:08
TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ndryshe nga kryeministri dhe kryediplomati Edi Rama ka bërë thirrje që shqiptarët në Mal të Zi të mbështes...
Politike
26 Gusht 2020, 17:01
TIRANË– Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka folur lidhur me një rikthim të mundshëm në Partinë Demokrat...
Politike
26 Gusht 2020, 16:53
JALË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi prej disa ditësh i është bashkuar kampit të të rinjtëve të LRI-së në Jalë. Pas darkës,...
Politike
26 Gusht 2020, 16:40
Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejt Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator, në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “sh...
Politike
26 Gusht 2020, 16:21
GREQI– Deklarata e kreyministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjërojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon ka bërë bujë në mediat shq...
Politike
26 Gusht 2020, 15:08
ATHINË- Sot në parlamentin grek, kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia do të shtohet me 12 milje në Detin Jon. Në lidhje me këtë de...
Politike
26 Gusht 2020, 14:44
MALI I ZI- Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti ka reaguar pas thirrjes në serbisht të kryeministrit Edi Rama, i cili ftonte qytetarët q...
Politike
26 Gusht 2020, 14:27
TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Top Channel, Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.Topalli shpre...
Politike
26 Gusht 2020, 13:51
JALË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djeshme në Jalë, destinacionin e përvitshëm të LRI. Në një video të siguruar nga “Newsbomb”, Kryem...