Mbrëmë bisedë telefonike me Ramën, Nikos Dendias do vizitojë Tiranën! Në fokus, nga ligji i luftës tek ujërat territori
26 Gusht 2020, 16:40Nga DOSJA
Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejt Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator, në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “shporta e çështjeve të hapura” mes dy vendeve.
Lajmi bëhet i ditur nga burime tepër të besueshme të Top Channel në ministrinë e Jashtme greke dhe duket se ka marrë edhe pëlqimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë një bisede telefonike që Dendias dhe Rama patën mbrëmjen e një ditë më parë.
Burimet sqaruan se palët kanë vendosur të rinisin negociatat, ku mes temave që do të diskutohen, do të jetë finalizimi i detajeve për marrëveshjen e delimitimit të ujërave territoriale dhe përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, por edhe çështje të tjera, siç janë abrogimi ‘de jure’ i ligjit të luftës, testet shkollore, çështja e pronave në të dy anët kufirit, marrëveshja e përdorimit të ujërave të ëmbla dhe baseneve ujore në dy anët e kufirit, marrëveshja për mirëmbajtjen e piramidave, si dhe përmirësimi i statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Duket se këtë herë ofensiva diplomatike e Greqisë në rajon, do të sjellë edhe “dhuratat” përkatëse për Shqipërinë, i thanë Top Channel burimet.
Struktura duket se është e përshtatshme, pasi Athina zyrtare është e gatshme për të lëshuar “pe” në negociatat mes dy vendeve, pasi ajo, dëshiron mbylljen e problemeve me fqinjët e saj, për tu përqëndruar në përballjen e saj në zgjidhjen e morisë se problemeve me fqinjin dhe konkurentin e saj, Turqinë.
Këtë herë palët ftohen të përfundojnë marrëveshjet pa vonesa,ndaj sipas burimeve,diplomatë të lartë grekë i kanë këshilluar kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit Dendias, të ezaurojnë çdo mundësi për marrëveshje, të bazuara në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës se detit. Udhëzues për një marrëveshje të mirë mes palëve do të jetë ajo mes Italisë dhe Greqisë,ndërsa këtë herë Athina synon të mbështesë edhe më fortë Shqipërinë edhe në përshpejtimin e proceseve evropianizuese, pa lënë hapësirë të mëtejshme të rritjes së ndikimit turk në Shqipëri.
GREQI– Deklarata e kreyministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjërojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon ka bërë bujë në mediat shq...
ATHINË- Sot në parlamentin grek, kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia do të shtohet me 12 milje në Detin Jon. Në lidhje me këtë de...
MALI I ZI- Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti ka reaguar pas thirrjes në serbisht të kryeministrit Edi Rama, i cili ftonte qytetarët q...
TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Top Channel, Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.Topalli shpre...
JALË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djeshme në Jalë, destinacionin e përvitshëm të LRI. Në një video të siguruar nga “Newsbomb”, Kryem...
Politike26 Gusht 2020, 12:55
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Por, kryeministri i është përgjigjur një ndj...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto ku disa të rinj shqiptarë puthin flamurin kuqezi dhe bën thirrje që të gjithë shqipt...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur të mbështesë Milo Gjukanoviç, një nga garuesit në Malin e Zi, për zgjedhjet e 30 gushtit. Për...
TIRANË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jetë marrëveshja për detin Jon....
GREQI– Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot në Parlamentin grek, se Greqia do të shtrihet 12 milje shtesë në detin Jon. Greqia, tha Kryeministri, me një...