Politike

Cakaj del kundër Ramës? Bashkohet me homologen e Kosovës, thirrje për Malin e Zi: Mbështesni Listën shqiptare

26 Gusht 2020, 17:08 Nga DOSJA
Cakaj del kundër Ramës? Bashkohet me homologen e Kosovës, thirrje

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ndryshe nga kryeministri dhe kryediplomati Edi Rama ka bërë thirrje që shqiptarët në Mal të Zi të mbështesin listën shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Në një deklaratë të përbashkët me homologen e Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla, të dy kanë kërkuar që të dalin dhe të votojë masivisht në zgjedhjet e së dielës, por duke mbështetur Listën shqiptare.

Në një moment kaq vendimtar politik, edhe njëherë, duhet të jemi në lartësinë e detyrës, duke qenë të bashkuar rreth një ndërmarrje të vetme: mbështetjen e listës shqiptare, si pjesë e pazëvëndësueshme e projektit Euro-Atlantik të Malit të Zi,”-shkruhet ndër të tjera në deklaratë. 

DEKLARATA E PLOTË: 

Këto zgjedhje nuk janë aspak të zakonshme: ato janë jetike për ruajtjen e frymës Euro-Atlantike e forcimin e faktorit shqiptar në Mal të Zi. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të ngushta fqinjësore, interesa të përbashkëta strategjike dhe ndajnë të njëjtat vlera në raport me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Është e rëndësisë së jashtëzakonshme që fitues të zgjedhjeve të jenë forcat properëndimore dhe po ashtu të rritet cilësia e përfaqësimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Bashkëkombasit tanë kanë luajtur një rol të pazëvëndësueshëm, në mbrojtjen e interesave kombëtarë e pasurimin e jetës demokratike në Mal të Zi, vetë procesin e pavarësimit të Malit të Zi, luftën e UÇK-së e shtet-ndërtimin e Kosovës dhe, pa fije mëdyshje,diaspora e tyre mbetet zëdhënëse e fuqishme e interesave kombëtare në përgjithësi. Në një moment kaq vendimtar politik, edhe njëherë, duhet të jemi në lartësinë e detyrës, duke qenë të bashkuar rreth një ndërmarrje të vetme: mbështetjen e listës shqiptare, si pjesë e pazëvëndësueshme e projektit Euro-Atlantik të Malit të Zi.

Ndryshe nga Cakaj, kryeministri Edi Rama ka folur në gjuhën serbe duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështetsin partinë e Milo Gjukanoviçit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj melisa haradinaj milo dukanovic rama mbeshtet dukanovic edi rama gent cakaj melisa haradinaj milo dukanovic rama mbeshtet dukanovic

Sondazh

Poll

Politike 26 Gusht 2020, 12:55

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Por, kryeministri i është përgjigjur një ndj...