Si qëndon e vërteta? Greqia do marrë 12 milje në detin Jon, gazetarja sqaron VENDIMIN dhe jep detaje: Athina po zbaton konve
26 Gusht 2020, 15:08Nga DOSJA
ATHINË- Sot në parlamentin grek, kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia do të shtohet me 12 milje në Detin Jon. Në lidhje me këtë deklaratë, ka pasur reagime nga shumë politikanë në Shqipëri.
Gazetarja Ira Londo, në një prononcim për “News 24” nga Athina u shpreh se deklarata e Mitsotakis është bërë në parlamentin grek, i cili vijon edhe tani punimet. Gazetarja shprehet se Athina thjesht po zbaton konventat ndërkombëtare, duke shtuar se zona ku kërkohet zgjerimi është shumë larg Shqipërisë.
“Mitsotakis ka thënë se do të zgjerojë me 12 milje kufirin detar. Deklarata është bërë nga Mitsotakis. Këtë e parashikon konventa ndërkombëtare. Cdo vend e ka të drejtën e shtimit të kufirit detar me disa milje, sipas përcaktimit zyrtar. Zgjerimi me 12 milje është një e drejtë që kalohet me deklaratë apo projekt ligj dhe nuk ka negociata dypalëshe. Bëhet fjalë për një zonë larg Shqipërisë. Nuk ka arsye për shqetësim nga pala shqiptare. Bëhet fjalë për një zonë mbi 24 milje larg me Shqipërinë. Mitsotakis ka thënë se për këtë gjë ka informuar diplomatët italianë e shqiptarë. Kujtojmë se në këto kohë ka acarrime mes Greqisë dhe Turqisë. Për të gjitha po flitet në parlamentin grek. Nuk është situatë e paprecedent, por është në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Mitsotakis do japë edhe detajet”, tha gazetarja Londo.
Më tej, gazetarja foli edhe për përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, duke thënë se në këtë periudhë Egjeu po zien nga konflikti. Ajo shtoi se uron që me ndihmën ndërkombëtare, ky konflikt të zgjidhet.
“Diplomatët grekë kanë thënë se Turqia po e tepron. Tonet janë të larta, episodet janë të vazhdueshme. Erdogan thotë se Greqia provokon, ndërsa Athina thotë se po provokohet një përplasje ushtarake. Situata urojmë të mos dalë jashtë kontrollit. Në këtë periudhë Egjeu po zihet dhe presim se cfarë do të ndodhë”, përfundoi Londo.
MALI I ZI- Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti ka reaguar pas thirrjes në serbisht të kryeministrit Edi Rama, i cili ftonte qytetarët q...
TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Top Channel, Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.Topalli shpre...
JALË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djeshme në Jalë, destinacionin e përvitshëm të LRI. Në një video të siguruar nga “Newsbomb”, Kryem...
Politike26 Gusht 2020, 12:55
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Por, kryeministri i është përgjigjur një ndj...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto ku disa të rinj shqiptarë puthin flamurin kuqezi dhe bën thirrje që të gjithë shqipt...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur të mbështesë Milo Gjukanoviç, një nga garuesit në Malin e Zi, për zgjedhjet e 30 gushtit. Për...
TIRANË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jetë marrëveshja për detin Jon....
GREQI– Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot në Parlamentin grek, se Greqia do të shtrihet 12 milje shtesë në detin Jon. Greqia, tha Kryeministri, me një...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Nënë Tereza është një frymëzim për të gjithë ne. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kry...
Angazhimi i kryeministrit Edi Rama në cilësinë e presidentit të OSBE në krizën paszgjedhore në Bjellorusi, ka rezultuar në një polemikë mes analistit dhe botues...