Sport

Fati dhe portjeri ‘bllokojnë’ Tiranën! Crvena Zvezda kualifikohet vetëm me një gol, vazhdon rrugëtimin në Champions Le

25 Gusht 2020, 17:57 Nga DOSJA
Fati dhe portjeri ‘bllokojnë’ Tiranën! Crvena Zvezda

TIRANË– Fati dhe shtylla penalizojnë Tiranën. Kampionët e Serbisë, Crvena Zvezda janë mjaftuar me vetëm një gol të shënuar nga Tomane për të kaluar në fazën tjetër të Champions Leauge. Në minutën e 62′ në një goditje dënimi për bardheblutë, portugezi nuk ka gabuar dhe ka shënuar me kokë, duke e çuar topin pa probleme në rrjetë.

Ky ishte një nga rastet e pakta që serbët krijuan. Tirana kishte raste pafund në fushën kundërshtare, por ai më pranë golit ishte ai i Ernest Muçit. I riu do ta kishte çuar në rrjetë atë top diagonal, i cili iu përplas portierit në trup dhe më pas me shtyllën duke u mohuar tifozëve tanë festën.

Edhe pse të eliminuar nga kampionët e Serbisë, Tirana del me kokën lart nag sfida pasi e dominoi fushën e blertë edhe pse luajtën me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre dhe të vlerës së lojtarëve.

Shumë raste, pak fat. Megjithatë ky është ligji i pashënuar i futbollit: po nuk shënove, do pësosh. Pas shuarjes së shpresave për Champions, tani kryeqytetasit duhet të fokusohet te Liga e Europës. Bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë, ndërsa kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit, që hidhet më 1 shtator.

(k.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda ndeshja tirana-crvena zvezda tirana crvena zvezda ndeshja tirana-crvena zvezda tirana

Sondazh

Poll