Sport

E FUNDIT/ Merret vendimi për të ardhmen e Antonio Conte-s, ja çfarë ka vendosur presidenca zikaltër

25 Gusht 2020, 16:47 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Merret vendimi për të ardhmen e Antonio Conte-s, ja

MILANO-Ka përfunduar pas më tepër se 3 orësh takimi mes presidnetit të Interit Stiven Zhang, trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të klubit zikaltër, ndërsa pak më parë klubi milanez ka shpërndarë një komunikatë.

Të mbledhur për të diskutuar mbi të ardhmen e Antonio Contes, drejtuesit dhe trajneri duket se kanë vendosur të vijojnë së bashku, pasi vetë klubi ka njoftuar se në takimin e sotëm u hodhën bazat për diçka të tillë.

“Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”, thuhet në komunikatën e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter steven zhang antonio conte inter steven zhang

Sondazh

Poll