Sport

FOTO/ Gareth Southgate publikon listen e Anglisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ja vendimi për Maguire

25 Gusht 2020, 14:42 Nga DOSJA
FOTO/ Gareth Southgate publikon listen e Anglisë për dy ndeshjet e

ANGLI-Kanë kaluar plot 10 muaj që kur Anglia zhvillonte ndeshjen e fundit dhe atë e luante përballë Kosovës për kualifikueset e Europianit. Në atë kohë “Tre Luanët” fitonin 0-4 dhe trajneri, Gareth Southgate ka publikuar listën për ndeshjet e ardhshme kundër Islandës dhe Danimarkës.

Risi në listën e publikuar është mesfushori i Leeds, Kalvin Phillips ndërsa kapiteni i Manchester United, Harry Maguire me gjithë skandalin që ndodhi në Greqi ku u bë pjesë e një sherri në Mykonos është thërritur nga trajneri Southgate pasi mbrojtësi shtë thuajse i pafajshëm dhe i lirë.

Ndërkohë pjesë e listës është edhe Raheem Sterling, megjithë dyshimet për koronavirus, është grumbulluar pasi ka rezultuar negativ në testin e bërë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia gareth southgate harry maguire anglia gareth southgate harry maguire

Sondazh

Poll