Politike

I mbaroi mandati, Bernd Borchardt largohet nga Shqipëria: Iki më 2 shtator, më vjen keq sepse… (NDODHIA me gjestin e tu

25 Gusht 2020, 17:31 Nga DOSJA
I mbaroi mandati, Bernd Borchardt largohet nga Shqipëria: Iki më 2

TIRANË– Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt do të largohet nga Shqiëpria pas përfundimit të mandatit të tij 4-vjeçar.  Me anë të një mesazhi, Borchardt shkruan se do të largohet nga Shqipëria më 2 Shtator por premton se do të mbajë kontake me miqtë që ka zënë gjatë ushtrimit të detyrës në vend.

“Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal,”-shkruhet ndër të tjera në mesazh.

Borchardt ka pasur disa momente të vështira dhe është shpallur “non grata” nga presidenti Ilir Meta. Gjatë një shëtitje me gruan e tij, ambasadori u përball me banorët e Unazës së Re që kundërshtonin prishjen e shtëpive të tyre. Ai u fotografua duke i treguar gishtin e mesit banorëve, gjest që i kushtoi shumë sa i përket opinionit publik. Edhe pse e mohoi gjestin, Borchardt sërish u shpall “non grata” nga presidenti Meta.

MESAZHI I PLOTË: 

Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bernd borchardt bernd borchardt iken nga shqiperia bernd borchardt bernd borchardt iken nga shqiperia

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2020, 08:06

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për studimin e “The Economist” , në të cilin thuhet se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë një popullsi preh 860 mij...