Politike

Hapja e shkollave, Rama rrëfen sikletin e madh me Zahon: Kemi çunin në klasë të parë, është një situatë…mos u tako i

25 Gusht 2020, 13:29 Nga DOSJA
Hapja e shkollave, Rama rrëfen sikletin e madh me Zahon: Kemi çunin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sot si prind përballë mjekëve. Gjatë takimit që zhvilloi pranë QSUT-së, Rama tha se në këto rrethana dhe se gjatë gjithë kohës, i thonë që të mos lëvizë, e të mos takojë njeri.

“Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël me maskë, mos tako, mos u përqafo, rri larg, bëj kujdes, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, ‘përshëndete, takoje, përqafoje’ por duhet t’u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kjo sfidë,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim nga afër me mjekët e QSUT-së. I shoqëruar nga ministrja Manastirliu, Rama deklaroi se për mjekët dhe infermierët, do të ketë rritje pagash, të konsiderueshme. Përsa i përket vaksinës ndaj Covid-19, Rama u shpreh se Shqipëria e ka bërë rezervimin e sja dhe sapo të dalë në treg, do të vijë në vendin e tonë. Ndërsa për shkollat, kryeministri u shpreh se situata është e vështirë dhe e ndjen këtë edhe tek djali i tij Zaho.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në qsut zaho rama edi rama edi rama në qsut zaho rama

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2020, 08:06

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për studimin e “The Economist” , në të cilin thuhet se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë një popullsi preh 860 mij...