Politike

COVID-19/ Rama e thotë hapur: Nuk zgjedhim dot izolimin si opsion, na sjell dëme në ekonomi

25 Gusht 2020, 11:52 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama e thotë hapur: Nuk zgjedhim dot izolimin si opsion, na sjell

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mjekët e spitalit Infektiv ka deklaruar se nuk do të ketë sërish izolim për popullatës, për shkak të COVID-19.

Sipas Ramës, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

Largqoftë të kishte ndodhur kjo disa vite më parë, tek kjo do ishte një katastrofë. Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit. Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”,  tha Rama.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim nga afër me mjekët e QSUT-së. I shoqëruar nga ministrja Manastirliu, Rama deklaroi se për mjekët dhe infermierët, do të ketë rritje pagash, të konsiderueshme. Përsa i përket vaksinës ndaj Covid-19, Rama u shpreh se Shqipëria e ka bërë rezervimin e sja dhe sapo të dalë në treg, do të vijë në vendin e tonë. Ndërsa për shkollat, kryeministri u shpreh se situata është e vështirë dhe e ndjen këtë edhe tek djali i tij Zaho.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama në qsut vala e dyte e koronavirusit edi rama rama në qsut vala e dyte e koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2020, 08:06

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për studimin e “The Economist” , në të cilin thuhet se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë një popullsi preh 860 mij...