Kriza dhe protestat në Bjellorusi, Meta: Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk
23 Gusht 2020, 14:45Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Bjellorusi, ku qytetarët kërkojnë largimin e Presidentit aktual, Aleksandër Lukashenko. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se aty ku flet populli nuk ka forcë në botë që e ndalon dhe paralajmëron fundin e autokratëve.
“Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!”– shkruan Meta teksa ka publikuar edhe një foto nga protestat që po zhvillohen në Minsk.
Çfarë po ndodh në Bjellorusi?
Bjellorusët kishin organizuar një protestë masive në kryeqytet sot, por pas urdhërit të Lukashenkos për nxjerrjen e ushtrisë në terren dhe shtypjen e tyre, qytetarët nuk kanë dalë. Java e shkuar, që prej të dielës, ditë kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, nisi me protesta.
Fitues rezultoi Lulkashenko përballë kandidates së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, por BILD zbuloi se zgjidhjet ishin të manipuluara dhe kjo gjë nxorri popullin në protestë. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje, dhe këtu hyri në lojë OSBE-ja, kryesimin e të cilës e ka kryeministri Edi Rama këtë vit.
Në cilësinë e kreut të OSBE-së, Rama ka propozuar një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetares së ardhshme të OSBE-së, Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë e përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Ky propozim ka marrë mbështetjen e SHBA-ve dhe liderëve të Europës por jo të Rusisë, e cila është shprehur se kriza në Bjellorusi nuk duhet zgjidhur me ndërhyrje nga jashtë. Nga ana tjetër vetë Lukashenko nuk ka denjuar ta pranojë këtë dialog, e ndërsa sot me anë të një letre, kryeministri Rama ia ripërsëriti ofertën.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Në letrën e ...
TIRANË– Dita e sotme shënon përkujtimin e viktimave të sistemeve totalitare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin e tij për t’u siguruar shqiptarë...
TIRANË– Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari duket se i ka mbyllur pushimet dhe ka nisur përgatitjet për muajin shtator. Në rrjetin e s...
Politike23 Gusht 2020, 08:31
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ankohet për çmimin e biletës së autobusit në linjës Tiranë-...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se efektivëve të Policisë së Shtetit nuk u p...
TIRANË– Ardian Dvorani kërkoi disa ditë më parë rikthimin e tij në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, institucion që dikur e drejtonte vetë ai. Përmes një ...
BERAT– Ditën e sotme, kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi ka marrë gjithë vëmendjen e mediave, pasi në makinën e institucionit që ajo drejton është gjetu...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është një nga politikanët shqiptarë që u prekën nga pandemia e koronavirusit. Në një intervistë për...