Politike

Sandër Lleshi drejtues i Aviacionit Civil para se të bëhej ministër, si shkeli Rama ligjin me emërimin

11 Prill 2019, 06:12 Nga DOSJA
Sandër Lleshi drejtues i Aviacionit Civil para se të bëhej

Tiranë-  Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj para se të merrte këtë post,  me VKM të firmosur edhe nga kryeministri Edi Rama në 13 dhjetor të 2017 u emërua në postin e kreut të Këshillit drejtues të Aviacionit Civil.

Theksojmë se ky emërim i Lleshajt në këtë detyrë nuk lejohet nga ligji. Neni 167 i Kushtetutës thotë se ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

“Neni 167- Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.”, parashikohet në ligj. Por edhe pse ligji nuk e lejon Lleshaj u vendos në këtë post.

Vendimi:

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:
– Z. Sandër Lleshi, kryetar;
– Znj. Brunilda Lilo, anëtar;
– Z. Hajrulla Çeku, anëtar;
– Z. Vladimir Avdiaj, anëtar;
– Znj. Etleva Kondi, anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lleshja si kreu u avicionit civil sander lleshaj edi rama lleshja si kreu u avicionit civil sander lleshaj

Sondazh

Poll