Aktualitet

Digjet makina në Berat, ‘Benz’-i mori flakë në ecje, shoferi zbriti sapo pa flakët

23 Gusht 2020, 20:12 Nga DOSJA
Digjet makina në Berat, ‘Benz’-i mori flakë në ecje,

BERAT– Një automjet i llojit “Benz”, tip A Class, ka marrë flakë natën e sotme dhe është djegur pjesërisht. Siç shihet edhe në videot e fotot e siguruara nga Dosja.al, makina me targa AA 668 ER është gjysmë e djegur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘Gjashtëkatëshi’ në Berat, teksa po udhëtonte. Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit, ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët. Fillimisht makina ka marrë flakë në pjesën e brendshme dhe të përparme të kofanos, dhe më pas flakët janë përhapur gradualisht.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Shërbimit të Zjarrëfikëseve të qytetit dhe forca të shumta policie,që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit brenda automjetit, tashmë të parkuar. Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elketrike në motorr.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat digjet makina ne berat berat digjet makina ne berat

Sondazh

Poll