Aktualitet

Sherr në Korçë, 18-vjeçari plagos me thikë 42-vjeçarin, arrestohet

23 Gusht 2020, 19:07 Nga DOSJA
Sherr në Korçë, 18-vjeçari plagos me thikë

KORÇË– Një 18-vjeçar me inicialet R. M., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 42-vjeçar, me inicialet K. R.. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30.

Pranë një këndi lojërash, pas një sherri për motive të dobëta, 18-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 42-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa adoleshenti ndodhet në komisariat, ku do të japë llogari për ngjarjen.

Njoftimi i policisë 

Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojrash, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce sherr ne korce korce sherr ne korce

Sondazh

Poll