Aktualitet

Po lahej në lum, mbytet 9-vjeçari në Shkumbin

23 Gusht 2020, 16:52 Nga DOSJA
Po lahej në lum, mbytet 9-vjeçari në Shkumbin

PEQIN– Një 9-vjeçar, me inicialet P.Ç., është mbytur në lumin Shkumbin. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i mituri, banues në fshatin Kurtaj, Peqin ishte futur të lahej në lumin Shkumbin. 

Por, fatkeqësisht i mituri nuk ka dalë dot më gjallë nga uji. Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht, por nuk dihet nëse 9-vjeçari ishte i shoqëruar nga ndonjë tjetër person i afërm dhe më i madh në moshë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin. Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 9-vjecari ne shkumbin peqin mbytet 9-vjecari ne shkumbin peqin

Sondazh

Poll