Aktualitet

14 janë kontakte të të infektuarve më parë, zbardhen detaje për 21 rastet e reja me Covid-19 në Durrës, 7 persona nuk di

23 Gusht 2020, 14:43 Nga DOSJA
14 janë kontakte të të infektuarve më parë, zbardhen

DURRËS– Janë publikuar detaje në lidhje me 21 të infektuarit me Covid-19 që janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Durrësit. Mësohet se 14 prej tyre, janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik dhe janë kontakte të rasteve të mëparshëm, që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Ndërsa shtatë personat e tjetër, nuk dihet ende se ku mund ta kenë marrë, pasi në rreth e tyre nuk është gjetur asnjë i konfirmuar pozitiv me koronavirus. Gjithsesi, vijon hetimi epidemiologjik.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 250. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 152 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 3845 të infektuar, ndërsa 4332 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll