Aktualitet

Vijon radha e automjeteve në Morinë, policia kufitare e Kosovës ka nisur punën me procedurë të përshpejtuar

23 Gusht 2020, 18:03 Nga DOSJA
Vijon radha e automjeteve në Morinë, policia kufitare e Kosovës

MORINË– Radhët e gjata të automjeteve vijojnë të mbeten ende në pritje në pikën kufitare në Morinë. Mësohet se policia kufitare e Kosovës po punon me procedurë të përshpejtuar, por numri i lartë i pushuesve që vijnë nga Kosova, ka bërë që mjetet të qëndrojnë për orë të tëra në pritje.

Nuk dihet saktësisht se sa kilometra është bërë radha e mjeteve në kufi, ndërkohë që deri më tani nuk janë raportuar incidente.

Mëngjesin e sotëm u raportua se pika kufitare në Morinë po përballej me një radhë të gjatë mjetesh. Edhe para dy ditësh në Morinë ka pasur radhë të gjatë automjetesh, por brenda pak orësh gjithçka i është kthyer normalitetit.

Ajo që do të mbahet mend gjatë është situate në Kakavijë ku shqiotarët që donin të ktheheshin në Greqi qëndruan për pesë ditë në pritje në një radhë prej 25 km. Kjo ngjarje la dhe një viktimë, 10-vjeçarin që e përplasi ambulance teksa priste për të kaluar në Greqi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet morine radhe ne morine morine radhe ne morine

Sondazh

Poll